Bota e showbiz, në shok për vdekjen e Amy-t
Yjet e showbizit botëror kanë reaguar menjëherë me pikëllim pas marrjes së lajmit për vdekjen e këngëtares britanike, Amy Winehouse.
Disa prej reagimeve në Twitter, të transmetuara nga Indeksonline.
“Me të vërtetë një lajm i pikëllueshëm për Amy Winehouse. Me zemër jam pranë familjes së saj. Shpresoj që shpirti i saj i trazuar do të gjejë paqe – Demi Moore
“R.I.P. Amy. Zëri yt do të jetojë përgjithmonë – Joel Madden
“Lajmi për Amy Winehouse është kaq pikëllues. Për secilin që vuan nga varshmëria, ju lutem, ju lutem, ju lutem, kërkoni mjekim Sophia Bush
“Shumë e trishtuar për Amy Winehouse ishte kaq e talentuar. Me të vërtetë tragjike – ” Jessica Alba
“Nuk mund as të marrë frymë momentalisht, sepse po qaj shumë pasi dëgjova se kam humbur një prej shoqeve më të mira në jetë. Do të dua përgjithmonë Amy dhe nuk do të harroj kurrë Amyn e vërtetë – Kelly Osbourne
“Sapo dëgjova lajmin për vdekjen e Amy Winehouse. Një talent i vërtetë. Lutem që të jetë në një vend më të mirë dhe në paqe – Kim Kardashian
“Jam kaq shumë i pikëlluar për lajmin e tmerrshëm për vdekjen e Amy Winehouse . Jam shumë i lumtur që të kam njohur, AmyPusho. Ke ikur shumë herëtDo të na mungosh - Usher
“Yjet” vendore
Tuna: “RIP Ammy”
Dafina Zeqiri: RIP Amy Winehouse. Ajo ishte e mrekullueshme dhe gjithmonë do të jetë, pavarësisht gjithçkaje. Ishte vetëm 27 vjet…Shumë drama këtë vit! Humbje pikëlluese.
Bleona Qerreti: E pikëlluar për vdekjen e Amy Winehouse. E kishe dhuntinë dhe do të na mungosh shumë”"
Linda Halimi: R.I.P Amy Winehouse
((( Një tjetër Superstar iku…:((