E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkoviç: Embargoja, sjell tensione mes serbëve e shqiptarëve

“Vendimi për ndalimin e mallrave nga Serbia në Kosovë ka ngritur tensionet ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, ka deklaruar deputetja serbe Rada Trajkoviç. Ajo ka tërhequr vërejtjen se hapat e këtillë në fund rezultojnë me nxitjen e ekstremistëve dhe me animozitet të njëri-tjetrit.

Trajkoviç mendon se bllokimi i mallrave është i dëmshëm dhe thekson se serbët në Kosovë, për shkak të veprimit të institucioneve të Kosovës, krijojnë përshtypjen se marrëveshja e Beogradit dhe Prishtinës është bërë drejtpërdrejt në dëm të bashkësisë serbe.
 

Sipas vlerësimeve të Trajkoviç, me këtë embargo në mënyrë të drejtpërdrejt cenohen serbët.
“Por, jo vetëm ata, edhe shqiptarët që jetojnë nën Ibër. Praktikisht, të gjithë qytetarët, të cilët janë ngopur me politikën. Serbët në jug të Ibrit janë të rrezikuar shumë”, u shpreh ajo duke shtuar se ka mundësi që të hapen probleme serioze edhe për serbët në veri të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›