E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat shkollorë, SHLSH akuzon drejtoritë arsimore

Përfaqësuesit e" Shoqërisë së librit shqip" akuzuan drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore për përzgjedhjen në mënyrë klienteliste dhe korruptive të shtëpive botuese, për porositë e librave për të pasuruar biblotekat e shkollave publike. Fatos Klosi pohoi se edhe në vitet e shkuara ka pasur të tillë preference nga drejtoritë rajonale arsimore.
 

E ndërsa Piro Misha deklaroi se në listat e librave janë gjithashtu janë përfshirë vepra mediokre dhe janë mënjanur kryeveprat e letërsisë shqiptare dhe të huaj.
 

E ndërsa botuesja Irena Toçi, theksoi se çmimet me të cilat blihen librat, për këtëo bibloteka janë të larta, pasi nuk blihen me çmime shumice, por me çmime pakice. Fondi i vënë nga ministria e arsimit dhe e shkencës për blerjen e librave për bibliotekat e shkollave publike, kap shifrën prej 70 milion lekësh të reja vetëm për ketë vit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›