E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpetoni Venecian nga mbytja Aktivistet kerkojne kufizimin e turisteve

Cdo vit me mijera turiste vizitojne qytetin Italian te magjepsur nga kanalet e bukura ujore gondolat e famshme dhe laguna e vecante. Por e gjithe kjo eshte ne rrezik zhdukjeje.

Jo vetem qe uji po rrit nivelin e tij nga dita ne dite por edhe projektet e medha te ndertimit po shtojne gjithmone e me shume presionin ndaj qytetit dhe lagunes se Venecias. Nje tjeter qyteze e vogel per turistet eshte duke u ndertuar prane aeroportit ndersa ka plane edhe per te hapur nje port te ri qe mund te ankoroje anije deri ne 5 mije pasagjere. Ketyre projekteve i shtohet edhe nje plan per te perfshire Venecian ne linjen hekurudhore te trenave te shpejte.

Te gjitha keto spekullime po kercenojne qytetin dhe lagunen thote Alessandra Mottola Molfino kryetarja e grupit te trashegimise kulturore me emrin Italia Nostra Italia jone. Bildunterschrift Venecia

Ajo tha se ndertimet po shkaterrojne habitatin natyror te lagunes dhe demi qe po vjen nga mijera turistet do te rendohet edhe me shume. Madje edhe anijet e vogla jane kthyer ne nje problem per ndotjen sipas Molfinos.

Te pakten 3 anije te medha me turiste vijne cdo dite ne Venecia dhe gjate nje dite qyteti ndotet njesoj sikur te vinin 15 mije makina njeheresh tha Alessandra Mottola Molfino.

Italia Nostra kerkon qe te ndalohen anijet e medha transoqeanike nga hyrja ne port si dhe te kerkohen nga grupet e tjere te turisteve qe te prenotojne kohe perpara se te vizitojne Venecian.

Nje tjeter shqetesim i madh per aktivistet italiane eshte projekti i madh i ndertimit qe vazhdon prej muajsh nje investim 5 miliarde Euro qe do te mobilizoje barriera te levizshme rreth lagunes per te mbajtur nivelin e ujit te qendrueshem.

AutorAurelBorici

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›