E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd Vetevritet duke u hedhur poshte trenit 35-vjecari

Nje 35-vjecar i ka dhene fund jetes diten e djeshme ne linjen hekurudhore Librazhd - Pogradec. 35-vjecari eshte hedhur ne shina ne momentin qe ka kaluar treni. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme ne vendin e quajtur Pishkash ne qytetin e Librazhdit. Burime nga policia bejne te ditur se viktima eshte Fatmir Disku. Nje nga pistat e dyshuara eshte qe 35-vjecari te kete qene duke ecur paralelisht me shinat e trenit kur ka rreshqitur dhe aksidentalisht ka rene ne traverse nderkohe qe treni i linjes Tirane - Pogradec ishte ne ecje e siper. Pavaresisht manovrimit te makinistit shmangia e aksidentit hekurudhor ka qene e pamundur duke bere qe 35-vjecari te humbase jeten per shkak te plageve te marra ne pjese te ndryshme te trupit. Ndersa pista tjeter eshte qe 35- vjecari i ka dhene me deshiren e vet fund jetes duke dale para trenit pikerisht ne momentin qe ky i fundit po kalonte ne vendin ku ndodhi aksidenti. Trupi i viktimes ndodhet ne morgun e qytetit te Perrenjasit. Policia po heton shkaqet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›