E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roje civile shajnë e dhunojnë deputetin e PS, policia nuk ndërhyn (VIDEO)

www.youtube.com/watch?v=_5S9MPeiStw

Lindita Çela

Protesta e disa të rinjve të Forumit Eurosocialist me rastin e Ditës së Rinisë është mbyllur me skena sharjesh dhe dhune nga disa persona të veshur civilë ndërsa policia rrinte e vështronte pa ndërhyrë. Madje sharjet e dhuna janë drejtuar edhe ndaj deputetit të PS-së, Sajmir Tahiri, i cili ka tentuar të qetësojë situatën.

***

Lajmi që do të zhvillohej një protestë nga ana e Forumit Eurosocialist me rastin e Ditës së Rinisë ka bërë që në hyrje të rrugës pedonale të vendoset një kordon me efektiva të Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit. Me të ardhur protestuesit, policët u kanë bërë të qartë që në fillim se nuk do të mund të hynin. Për pasojë protesta ka nisur në rrugën përpara hyrjes së atij që bashkia e ka pagëzuar si fshat turistik. Por sapo janë hapur pankartat kanë ndërhyrë disa persona të veshur civilë, të cilët kanë nisur të shpërndajnë protestuesit. Dy të rinj, që aty u identifikuan si punonjës së Bashkisë, kërcënonin e shanin vazhdimisht deputetin Samir Tahiri. Edhe pse aty ndodheshin dhjetëra forca të policie, ato kanë ndërhyrë vetëm të mblidhnin pankartat e tubuesve. Pas ngjarjes as policia dhe as deputeti tahiri nuk pranuan të komentojnë ngjarjen, ndërsa dy civilët që larguan protestuesit nuk u zbuluan se çfarë ishin.

Të rinjtë socialiste deklaruan se Bashkia e Tiranës është kthyer ne një institucion aferash familjare, e një prej tyre është dhe fshati turistik i rrugës pedonale. Në fakt këtë projekt e ka ideuar Orange Advertising, një firmë biznesi që ka lidhje me kunatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Isufin. Madje njeriu që ka përzgjedhur bizneset që do të marrin pjesë në këtë ngjarje është Estela Dhami, e fejuara e kunatit të kryetarit Basha. Ajo i sugjeron biznesmenëve që nëse dun të marrin një kioskë duhet të flasin me Erion Isufin dhe për Odetën, pronaren e Orange Advertising, e cila ka bërë edhe fushatën e Bashës.

Çfarë ndodhte dje në fshatin turistik

Aroma e qofte të pjekura ndihet që larg dhe shtëllunga të mëdha tymi dalin pikërisht aty ky është hyrja e Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme. Për së largu përngjan se sheshi, në zemër të kryeqytetit, është kthyer në pazar ku çdo kush mund të shesë e blejë gjithçka që i duhet për të kremtuar festat e fundit vitit. Gjindja që turret për aty ta përforcon më shumë këtë ndjesi. Por brenda rrugës pedonale ndihet vetëm era e ushqimit.

Janë plotë 28 kioska, apo shtëpiza prej druri me një sipërfaqe 2×2,5 metra katrore. Ato janë vendosur në të dyja anët e rrugës, e në secilin prej tyre ka asortimente kryesisht, qofte, birra, zbukurime të pemës së Vitit të Ri, madje edhe të brendshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›