E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork 2 vllezer shqiptar ne pranga per krijim dhe drejtim te nje organizate kriminale

Nje gjykate federale ne Nju Jork ka shpallur fajtore dy vellezer shqiptare per nje seri akuzash mes te cilave dhe krijimi dhe drejtimi i organizates kriminale. Behet fjale per Bruno dhe Saimir Krasniqin te cilet gjykata Federale e Manhatanit i shpalli fajtor per shantazh vrasje tentative vrasjeje pengmarrje trafik narkotikesh vjedhje armembajtje pa leje dhe akuza te tjera.
Dy vellezerit jane pjese e nje bande shqiptaresh qe vepron ne SHBA dhe kryesisht ne Nju Jork pjese e se ciles dyshohet te jete edhe Almir Rrapo ish-punonjeis i minsitrise se jashtme qe u ekstradua pak muaj me pare drej SHBA-se.Prokurori i ceshtjes pohoi ne gjykate se vellezerit Krasniqi kane drejtuar nje prej organizatave kriminale me te dhunshme qe ka vepruar gjate viteve te fundit ne Nju Jork. Ai provoi para gjykates se anetaret e Organizates Krasniqi jane fajtore per te pakten 2 vrasje dy pengmarrje dy grabitje dhe trafik droge.Bruno dhe Saimir Krasniqi u shpallen fajtore per vrasjen e Erion Shehut ne vitin 2005 dhe Erenik Grezhdes ne vitin 2006. Sipas prokurorit Erion Shehu ishte anetar i nje grupi rival te Organizates Krasniqi dhe ne baze te hetimeve ne varsjen e tij ka qene i pranishem edhe Almir Rrapo.Nderkohe ata u shpallen fajtor dhe per rrembimin e nje tjeter shqiptari Neritan Kocareli edhe ky pjesetar i nje bande rivale si edhe per vrasjen e Erenik Grezhes i cili ne fakt ishte anetar i bandes se tyre. Edhe ne pengmarrjen e Kocarelit dyshohet se ka marre pjese Almir Rrapo. Ne baze te ligjeve amerikane dy vellezerit Krasniqi rrezikojne denimin me nga dy burgime te perjetshme. Ne seancen gjyqsore prokurori amerikan vleresoi edhe ekstradimin nga Drejtesia Shqiptare te Almir Rrapos .Ndaj ketij te fundit rendojne nje sere akuzash dhe nese shpallet fajtor ai mund te denohet me burgim te perjetshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›