E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, 28 vjecari ekzekutohet me pistoletë

Një 28 vjecar është ekzekutuar me pistoletë pak para mesnatës së shtunës në qytetin e Librazhdit.

Policia thotë se viktima Artan Bardhoshi është vrarë në një lokal pas një grindjeje banale me autorin Bledar Cela. Ngjarja ndodhi në një lokal pranë rrugës nacionale Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur Bushtricë.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes Bledar Cela gati 30 minuta pas ngjarjes, si dhe ka sekuestruar armën. Ai është marrë në pyetje gjatë natës për të zbardhur motivet e vrasjes së 28 vjecarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›