Librazhd, bujqesia ende primitive

Banoret e zonave rurale te Librazhdit ne pjesen me te madhe te tyre tashme kane harruar se tokat bujqesore mund te punohen edhe me makineri. Kafshet e punes kane zevendesuar mekaniken bujqesore, e cila eshte e paperballueshme nga ana e tyre per t'u paguar.
Cmimet e karburanteve kane bere qe punet e vjeshtes te behen me krah. Por jo vetem ato, por edhe plehrat kimike jane shtrenjtuar.
Te gjithe kete ndryshim ne treg keta bujq te varfer duhet ta perballojne te vetem pa asnje perkrahje. Kjo ka bere qe tokat ne kete zone te lihen ne shumicen e tyre djerre.