E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, pergatitet shembja e pallatit

Pas nxjerres te te gjithe trupave nga rrenojat e godines 5-kateshe qe u shemb ne Gjirokaster, tashme po pergatitet shembja e plote e godines e cila paraqet rrezik per banesat perreth. (UPDATE)

Sipas informacioneve qe vijne nga Gjirokastra ushtria ka marre persiper shembjen e saj perfundimtare.

Mengjesin e sotem banoret e godines se shembur dhe familjaret e viktimave kane vendosur lule mbi germadhat.

Nderkohe jane duke vijuar hetimet ndersa 9 persona jane arrestuar dhe nje tjeter eshte ne kerkim. Ata pritet qe te dalin para gjykates per masen e arrestit.

Nderkohe eshte zhvilluar ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit te nje prej viktimave. Dega lokale e Partise Demokratike ka zhvilluar ne qytete edhe nje proteste, ku ka kerkuar doreheqjen e kryebashkiakut Bime.

Ndersa ky i fundit eshte pergjigjur duke thene se nuk do jape doreheqjen dhe se prokuroria mund te hetoje. Ndërkohe policia e Gjirokastres ka bërë evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të dy bashkëpronarëve të firmës ndërtuese “ARTI” sh.p.k shtetasit Sotiraq Janora dhe Aristotel Haxhi.

Eshtë gjithashtu edhe ngrirja e të gjitha llogarive bankare në të gjitha bankat e nivelit të parë dhe të dytë të këtyre personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›