E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, rikthehen masat tregtare autonome

Prodhuesit e Kosovës do të mund të eksportojnë mallrat e tyre në cilindo vend të Evropës, pasi janë kthyer masat tregtare autonome apo preferencat tregtare, të cilat ishin pezulluar një vit më parë.
 

Ushtruesi i detyrës së kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno deklaroi se ky rikthim u siguron eksportuesve nga Kosova lëvizje pa doganë në tregun e BE-së.
 

Masat tregtare autonome aplikohen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe sigurojnë lëvizje pa doganë drejt tregut të BE-së për pothuajse të gjitha mallrat me origjinë nga rajoni.
 

Synim kryesor i preferencave tregtare, të cilat janë vendosur për të gjitha shtetet që janë pjesë e procesit të Stabilizim-Asocimit, është që përmes një kalimi të privilegjuar në tregun e BE-së të fuqizohen ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këto preferenca tregtare i ishin dhënë edhe Kosovës në të kaluarën, mirëpo regjimi përfundoi më 31 dhjetor 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›