E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Edi Rama s’ka të drejtë të flasë në emër të LSI, tentoi të na asgjësojë politikisht

“Edi Rama s’ka asnjë të drejtë as politike, as publike as morale që të flas në emër të mandateve të LSI-së”. 

Kështu u shpreh dje Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili dënoi deklaratat e Ramës, se bashkë me LSI, bëjnë 70 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se përkundrejt apeleve të shumta për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, Rama ka konsumuar veprën e dirigjim të një informacioni të varte me elemente policor dhe financiare më qëllim asgjësimin e LSI-së, duke përdorur jo vetëm elementët të shkeljes së ligjit, por dhe aktivizimin e instrumenteve të tilla thellësisht të patolerueshme siç janë aktivizimi i rave për korruptimin në themel të procesit. 

“Ne kemi qenë koherent në raportin me të majtën, por hartuesit e kodit zgjedhor shkaktuan humbjen e së paku 12 mandateve të së majtës dhe në veçanti të LSI-së, por kjo përgjegjësi dhe reflektimit që duhet të ndodhin në PS janë një çështje e tyre e brendshme ndërsa ne do ta evidentojmë këtë krim dhe të mos lejojmë që të shprehet në emër të sakrificës të njerëzve të LSI-së që kanë siguruar 4 mandate dhe që janë përfaqësimin i ndershmërisë të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Përsa i takon çështjes së koalicioneve zgjedhore, Vasili deklaroi se nuk ka asnjë vendim politik, ndërsa mbas marrjes së rezultati analizës së kontekstit politike shoqëror dhe elektoral do të mbledh forumet e saj 

Lidhur me deklaratën e deputetit të LSI-së, Dritan Prifti, për një bashkim të mundshëm të tij me koalicionin e Partisë Demokratike, Vasili theksoi se ka qenë një opinion personal i z. Prifit edhe nën peshën e një trysnie, antiligjore kriminale që janë konsumuar në rrethin e Fierit që shpjegojnë edhe karakterin e fort emocional që kanë pasur deklaratat e djeshme e z. Prifti, por që s’ka të bëj fare me qëndrimet e Kryesisë  të forumeve të LSI-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›