Librazhd, gjendet i vrarë një gjahtar. Nis hetimi
LIBRAZHD- Një gjahtar gjendet i vdekur në Librazhd. Lajmi bëhet me dije nga burime policore, por pa bërë publik identitetin e viktimës. Sipas të dhënave të para të policisë mësohet se kanë qenë katër persona që kishin dalë që herët për gjueti.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të komunës Qafë Mal dhe gjahtari është gjetur i vrarë me armë zjarri. Nuk ka ende të dhëna rreth shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka humbur jetën viktima. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.