E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni, LSI: Deklaratat e Ramës, pengje të një humbësi

Një ditë pasi mundësia e një koalicioni me LSI-në përplasi në distancë kreun e PS-së Edi Rama me ish-presidentin Rexhep Mejdani, vetë LSI vendos të mbetet jashtë debatit, duke i cilësuar deklaratat e Edi Ramës si pengje të një humbësi. “Nuk merrem me komplekse, fiksime apo pengjet e një humbësi profesionist dhe të pandreqshëm” ka theksuar Luan Rama.
 

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama refuzoi të jepte një koment për editorialin e një ditë më parë të kryesocialistit Edi Rama i cili dilte kundër idesë së Mejdanit se një aleancë me LSI-në është rruga e vetme për të ardhur në pushtet.
 

Ndërkaq, koalicioni PD-LSI duket se është në një qëndrim të unifikuar edhe për kundërshtimin e idesë së bashkimit Kosovë-Shqipëri. Luan Rama dha se dy vendet mund të bashkohen vetëm në rrugën e tyre të integrimit.
 

“Çështja kombëtare shqiptare padyshim që kërkon mature, vizion dhe frymë europiane. E konsiderojmë të panevojshëm një debat të tillë pasi vullnetet politike të shprehura nga qeveritë e të dyja vendet janë të përcaktuara dhe tërësisht në frymën europiane. Ka vetëm një rrugë dhe kjo është rruga europiane e bashkimit dhe integrimit” ka theksuar Luan Rama.
 

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së e cilësoi fushën e zgjedhjve në këtë parti të domoninuar nga transparenca që synon fitoren e zgjedhjeve në vitin 2013.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›