Librazhd, gjendet trupi i pajetë i një 70-vjecari. Policia: U vetëvar
LIBRAZHD- Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në Librazhd. Sipas burimeve të policisë mësohet se kufoma gjysmë e dekompozuar është gjetur në afërsi të vendit të quajtur Pishkak.
Blutë e këtij qyteti kanë mundur ta identifikojnë trupin e pajetë. Bëhet fjalë për shtetasin D. Tafani rreth 70-vjec, që sipas policisë nuk është banor i kësaj zone.
Po të njëjtat burime saktësojnë se viktima i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ndërkaq, trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Librazhdit.
(m.a/BalkanWeb)