Rama-studentëve: Hapim 27 mijë vende të reja pune në Vlorë
VLORË- Takimi i radhës i kreut të PS-së Rama ishte me pedagogë e studentë të Universitetit të Vlorës. I pranishëm në këtë takim ishte edhe nipi i Ismail Qemalit, Nedim Vlora i cili iu bëri thirrje studentëve të shkojnë drejt demokracisë së vërtetë, duke i adresuar ata tek alternativa e Rilindjes dhe Edi Rama. “Rizgjohuni, prej sot fillon pavarësia”, bëri thirrje ai.
Interesimit të studentëve se kush do t’i fitojë zgjedhjet, Rama iu përgjigj se pikërisht në vendet ku ka më shumë papunësi dhe varfëri votat i merr PD, por ai shprehu bindjen se më 23 qershor shumica e shqiptarëve do zgjedhje rrugën e Rilindjes.
“Varfëria dhe injoranca janë këmbët mbi të cilat ngrihen diktaturat dhe gjysmëdiktaturat. Për qeverisjet me natyrë autoritare varfëria është një mbështetje shumë e fortë, varfëria nuk është aleat i opozitës, është baza mbi të cilën mbështetet dhe ushqehet autoritarizmi. Aty ku PD merr vota ka më shumë varfëri, papunësi dhe izolim. Unë jam i bindur se Shqipëria ka një avantazh, është në mes të Europës shqiptarët janë të shëtitur, emigracioni një nga fuqitë më të rëndësishme jo vetëm për mbijetesë por edhe për emancipim shoqëror. Çfarëdo deformimi të ketë, jam i bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do jenë shprehja e vullnetit të shumicës dhe shumica do votojë për rilindjen”, tha Rama.
Më tej lideri i opozitës i njohu këta studentë me një fenomen që pritet të marrë fund pas 23 qershorit, sipas Ramës. Ky fenomen tha ai, është mbyllja e auditorëve të universiteteve për opozitën.
“Ne i vetmi vend në Europë dhe Ballkan ku universitetet janë të mbyllura për debate dhe ballafaqimin e ideve. I vetmi vend ku kryetari i i opozitës e ka të pamundur të ketë komunikim normal me botën universitare dhe studentët. Për ne është ndër ngjarjet e rralla që komunikojmë me ju sot, por pas 23 qershorit do jetë normalitet, do krijojmë kushtet që bota universitare të jetë e lirë. Të mos kthehet salla e leksioneve në vende ku bëhen mitingje”, tha ai.
Duke u ndalur tek sistemi arsimor, veçanërisht tek ai universitar Rama shprehu edhe njëherë bindjen e tij se orientimi i të rinjve drejt shkollave profesionale do japë më shumë mundësi për punësimin e tyre.
“ Është katastrofë ta bësh universitetin si një magazinë gjigande ëndrrash që kalben aty dhe nuk prodhojnë asgjë. Në emër të lirisë së universiteteve, ato nuk duhet të mbingarkohen, të vlerësojnë me meritën, të rritet cilësia, ti fusim në proces akreditimi, nuk jemi kundër universiteteve private, por duhet të plotësojnë standarde.
Universiteti duhet të ketë autonomi për të vendosur, Nuk mund ti thuhet hap dyert dhe prit dyndjet, është bërë universiteti si porti i Barit ku mësynin dikur shqiptarët”, vijoi më tej Rama.
Rama premtoi më tej se me fitoren e tij, synohet që në Vlorë të hapen 27 mijë vedne të reja pune. “Ne në Vlorë synojmë të hapim 27 mijë vende të reja pune, nëse do bashkëpunojmë me universitetin të jeni të bindur që këtë shifër jo vetëm do ta arrijmë, por edhe mund ta tejkalojmë”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Pronat e ushtrisë të deformuara, në dorën e familjarëve të oborrit Rama: Vëzhguesit e huaj më duken si spektatorë në një mort, s’iu besoj