Java e parë dhunë në ndeshjen Besa–Skenderbeu
KAVAJE- Ka nisur në mënyrën më të turpshme sezoni i ri i futbollit shqiptar, teksa që në javën e parë janë rishfaqur aktet e dhunës. Në Kavajë, ndeshja përmbyllëse e javës mes Besës dhe Skënderbeut është ndërprerë përpara fishkëllimës finale të arbitrit Albano Janku për shkak se tifozët kanë nisur të hedhin gurë në fushën e lojës, duke goditur edhe anësorin Denis Rexha. Ishte minuta e 88-të e ndeshjes dhe korçarët po kryesonin 1-0 falë golit të realizuar nga Markoviç në minutën e fundit të pjesës së parë.
Cikalleshi u pengua në zonë dhe sipas tifozëve kavajas ishte penallti, por jo për arbitrin Janku, që lejoi vazhdimin e lojës. Në këto momente, tifozët nisën të hedhin në fushë stolat dhe sende të tjera të forta, ç’ka çoi në ndërprerjen e përkohshme të takimit nga ana e arbitrave dhe delegatit. Pas disa përpjekjesh dhe thirrjesh nga ana e drejtuesve të klubit vendas, ndeshja rinisi pas gati 10 minutash ndërprerje. Por, sapo anësori Denis Rexha ka shkuar në cepin e fushës, ai është goditur menjëherë nga një shishe, ç’ka e ka bërë të pamundur vazhdimin e lojës.
Arbitri Janku, pas konsultimit edhe me delegatin e Federatës ka vendosur ndërprerjen përfundimtare të saj, duke e quajtur të pamundur vazhdimin e takimit. Një gjë e tillë do të thotë që Besa do ta humbasë ndeshjen në tavolinë 2-0, ndërsa fusha e saj pritet të marrë një pezullim të rëndë. Për çudinë e të gjithëve, ngjarja ndodh që në javën e parë të kampionatit, ndonëse shenjat ishin dhënë që të dielën, në përballjen mes Elbasanit dhe Tiranës, kur tifozët vendas nisën të hedhin në fushë shishe përgjatë gjithë pjesës së dytë. Sezonin e shkuar, takimi mes Gramozit dhe Skënderbeut u ndërpre pikërisht për shkak të hedhjes së gurëve në fushën e lojës nga ana e tifozëve kolonjarë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)