Librazhd, makina del nga rruga, 1 i vdekur 3 të plagosur
LIBRAZHD - Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në Librazhd. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rural Rrajcë-Skëndërbe.
Sipas policisë, një automjet tip Nissan pa targa, në të cilin udhëtonin 4 pjesëtarë të një familjeje, ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit, 37-vjeçarit Festim Bogdani.
Gjithashtu janë plagosur rëndë pasagjerët: Avni, Mejdak dhe Besim Bogdani përkatësisht 51, 36 dhe 25 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit të mjetit.
Ndërkohë një person ka mbetur i plagosur rëndë në një tjetër aksident në fshatin Gramëz në Krujë. Martin Dobrozi u përplas gjatë natës nga një automjet, ndërsa po kalonte rrugën.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tropojë, nget makinën pa dijeninë e familjes, vdes 12-vjecari