Tepelenë, digjet transformatori, 3 fshatra pa energji
TEPELENE – Tre fshatra të komunës Buzë në Tepelenë janë pa energji elektrike prej rreth një jave.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari i kësaj komune, Bujar Skëndo, sipas të cilit janë rreth 200 banorë të cilët vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Skëndo bëri të ditur se shkak për situatën e krijuar është bërë djegia e transformatorit që furnizon tre fshatrat, ndërkohë që nuk është kryer asnjë ndërhyrje për riparimin e defektit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)