E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, në pranga 14 zyrtarë, akuzohen për korrupsion

TIRANË- 14 zyrtarë të lartë të drejtorisë së metrologjisë në varësi të ministrisë së Ekonomisë janë shoqëruar sot në policinë e Tiranës.

Burime tepër të rezervuara nga blutë e kryeqytetit shprehen se bëhet fjalë për 14 të shoqeruar, ku për 9 prej tyre janë prerë fletë arreste nga gjykata e Tiranës, kurse 5 të tjerë janë në proces verifikimi.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërkohë vijojnë verifikimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.

Unifomat blu thonë se bëhet fjalë për arrestimin e zyrtarëve të lartë të kësaj drejtorie mes të cilëve zv/drejtori i përgjithshëm,drejtori dhe zv/drejtori i drejtorisë së metrologjisë për Tiranën si dhe pjesa tjetër janë inspektorë.

 Zyrtarisht për shkak të faktit se operacioni është duke u zhvilluar ende nuk pohohet asgjë nga policia e Tiranës. Detajet priten të bëhen të njohura në orët në vijim.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›