Tirana feston 67 vjetorin e çlirimit
Tiranë – Si sot 67 vjet më parë është çliruar kryeqyteti i Shqipërisë. Data e çlirimit ka filluar me aktivitete që në orët e para të mëngjesit, ku kreu socialist Rama dhe veteranë të ndryshëm kanë vendosur buqeta me lule tek ushtari i panjohur.
Gjatë luftës Nacional Clirimtare kjo datë mbahet si një nga më të rëndësishmet në aspektin politik dhe ushtarak.
Gjatë betejës për çlirimin e Tiranës dhanë jetën 127 partizanë e banorë të kryeqytetit ndërsa mbeten të plagosur 327 të tjerë.
Ndërkohë gjatë ditës priten aktivitete të tjera në nderim të dëshmorëve.
Shkrime të tjera me interes: