Librazhd, marrëdhënie seksuale më një të mitur, pranga 40-vjeçarit
LIBRAZHD- Policia e Librazhdit ka arrestuar një 40-vjeçar me banim në Tiranë pasi në mënyrë sistematike gjatë muajit maj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 16-vjeçare banuese në fshatin Qukës të Librazhdit.
I arrestuari quhet Shkëlqim Dini 40-vjeç me banim në Tiranë, i cili sipas njoftimit të policisë ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në vende dhe ambiente të ndryshme në Tiranë me 16- vjeçaren me iniciale XH.F. Sipas policisë 16-vjeçarja ka qenë person në kërkim nga policia për largim nga banesa.
(e.m/News24/BalkanWeb)