PS, Leskaj: Vlora e qeverisur keq nga Berisha, ne program për zhvillimin e saj
VLORË- Kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Valentina Leskaj, gjatë një takimi me simpatizantë në këtë qytet u shpreh se PS ka një program të detajuar për zhvillimin e këtij qarku, që sic shtoi ajo ka vuajtur nga keqqeverisja.
“Vlora ka vuajtur nga keqqeverisja, e braktisur nga qeveria Berisha. Partia Socialiste ka një program të detajuar për zhvillimin e qarkut Vlorë, një projekt të qartë për turizmin”, tha Leskaj.
Duke u ndalur tek gjëndja e fshatit sot, Valentina Leskaj shtoi se, “Sot fshati jep 20% të PBB dhe merr vetëm 0.4% nga buxheti”.
Sipas saj, fitorja e PS në Vlorë është e sigurt si në të gjithë vendin.
Kandidata e PS-së për deputete në këtë qark ka zhvilluar sot takime me banorët e Novoselës, Llakatundit dhe komunës Qendër.
(m.a/BalkanWeb)