Librazhd, motorri del nga rruga, plagosen dy të rinj

Dy të rinj janë plagosur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pasi motorri me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mirakë ndërsa të plagosurit janë Mario Kovaçi dhe Paolo Avdyli përkatësisht 18 dhe 19 vjeç.
Menjëherë të rinjtë e plagosur janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.