Dy studentet e plagosura rëndë në Himarë, nisen për në Austri
Tiranë- Dy vajzat e plagosura rëndë në aksidentin e 21 Majit në Himarë u nisën rreth orës 17.15 nga Spitali Ushtarak drejt një spitali të specializuara në Austri.
Ato u transportuan nga Spitali Ushtarak me autoambulanca dhe në aeroportin e Rinasit i priste një avion carter. Studentet Florie Peci dhe Briselda Gubere ishin në gjëndje më të rëndë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka arritur dje një marrëveshje me Ambasadën e Austrisë në Tiranë që dy prej vajzave të plagosura që ndodhen në gjendje kritike, të transportohen për kurim në Austri.
Në një deklaratë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se përveç dy vajzave që janë në gjendje kome, të gjitha të tjerat janë në gjendje shumë të mirë dhe brenda pak ditësh do të lënë spitalin.
Vajzat në spitalin e Vlorës janë mjaft mirë ato po trajtohen dhe shumë shpejt do e lënë spitalin. Është nën kontroll situata në Spitalin Ushtarak. Gjendja është e qëndruseshme dhe me këtë ritëm themi se pozitiviteti shëndetësor është i vazhdueshëm dhe një pjesë e tyre do ta lënë spitalin. Prioritet mbeten dy vajzat që kanë probleme më të komplikuara. Kemi arritur marrveshjen që vajzat ta trrajtohen në Austri. Hapen mundësi të reja për një trajtim sa më pozitiv dhe më shpresë madh, duke eksploruar mundësitë që qendra ofron për raste të tilla. Mirnjohje pa fund për këtë ritëm në mënyrë të veçantë ambasadorit të Austrisë në Tiranë- tha Vasili.
Ndërsa ambasadori austriak u shpreh se në se gjendja e tyre e lejon transportimi do të kryhej ditën e sotme. Jam i lumtur që një bashkëpunim dy ditor me Ministrinë e Shëndetësisë kemi arritur të sigurojmë transportin në Austri. Transportimi do të kryhen nesër në mëngjes nëse e lejon statusi shëndetsor. Ishte një punë intensive për të gjetur klinika të specializuar në Austri- tha ai.
Duke marre ne konsiderate situaten dhe kushtet shendetesore te dy vajzave te cilat tani kane nevoje per ndihme, Raiffeisen Bank ka vendosur te jape kontributin e saj financiar per transportimin e tyre ne nje prej spitalet Austriake.
Ajo qe Raiffeisen Bank po ben per 2 vajzat ne kushte kritike eshte shume e vogel ne krahasim me te gjithe ndihmen dhe mbeshtetjen mjekesore qe kane marre deri tani dhe qe do te vazhdojne te marrin edhe ne Austri. Une mund te shtoj vetem qe do te jem shume i lumtur te shtrengoj duart me to kur te kthehen nga Austria., shtoi Christian Canacaris, Drejtor i Pergjithshem i Raiffeisen Bank ne Shqiperi.
Bluzat e bardha të Spitalit Ushtarak në Tiranë thanë dje se gjendja paraqitet më e mirë por ende nuk mund të thuhet se vajzat që janë në koma janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse mjekët mendojnë se do t’ia dalin.
Në gjendje kritike vijojnë të jenë dy studente, Ferije Peci e cila u operua dje me sukses në shtyllën kurrizore dhe Eriselda Gubere e cila ka dëmtime të shpretkës, veshkës, të disa vertebrave të zonës së kurrizit dhe hemoragji të brendshme.
Drejtori i Spitalit Ushtarak në Tiranë, Bedri Mihaj tha dje gjendja e 12 vajzave është relativisht e qëndrueshme teksa shtoi se 6 nga vajzat që ndodhen në reaminacion mund të dërgohen drejt pavioneve pasi shëndeti i tyre është përmisuar.
‘Gjendja sot është relativisht e qëndrueshme për 12 raste, janë mirë. Vazhdojnë të bëjnë ekploracionin e plotë, s’kanë probleme të rëndësishme për jetën. Problem janë vetëm 2 goca, që kanë nevojë për ndjekje kujdes dhe asistence të vazhdueshme, janë nën kontrollin e respiratorit, kanë dëmtime serioze por ne kemi shpresë se do ia dalim. Nuk dot të nxitohemi, do të jemi të matur do ti japim çdo lloj ndihme. Për jashtë shtetit kemi konfirmime dhe sugjerime dhe na ndodhen shumë afër miqtë…dhe do japim ne viston në momentin e duhur. Dy vajzat janë në gjendje kome7 të tjerat në reaminacion 6 mund të shkojnë në orën 14:00 në pavione ndërsa një ka nevojë ende për kudjes- tha Mihaj.
Dje të plagosurat i vizitoi edhe kreu i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i cili në një prononcim për mediat duke i uruar atyre shërim sa më të shpejtë tha se shqiptarët rivërtetuan se tregojnë forcë të madhe solidariteti në momente sfidash të vështira.
‘Kjo ngjarje tragjike është një ngjarje që na ka prekur të gjithëve në thellësi të shpirtit tonë. Jam tërësisht i bindur se rinia është pasuria më e madhe e Shqipërisë dhe kjo ngjarje tragjike që ndodhi ka apsur një efekt të tmerrshëm në rininë shqiptare. E them për arsyen se sot pata mundësinë të bisedoja me disa nga to, dhe më bëri përshtypje forca e brendshme për vendosmërinë për tu perballur me këtë situatë me sukses. Së fundi është edhe solidariteti që është demostruar fare qartë në shoqerinë shqiptare, me perforcoi idenë time se shoqeria shqiptare kur përballet me sfida të mëdha ka mundësinë të mblidhet dhe ti përballojë me sukses. Dhe kam besim që ky lloj solidariteti do të vazhdojë të tregohet në të ardhmen në sfida të tjera’- tha Sequi.
Pesë studente lënë spitalin e Vlorës
Kanë lënë dje spitalin e Vlorës pesë studentet të cilat shpëtuan për mrekulli në aksidentin tragjik të Himarës më 21 Maj teska po udhëtonin drejt Sarandës. Studentet janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u transportuan drejt banesave të tyre. Ato janë: Ergita Opingari; Ticiana Hysaj; Anisa Hysa; Enkela Daja; Adisa Çela.
Ekspertiza mjeko-ligjore nxorri dje disa rezultate paraprake ku thuhet se shoferi nuk ka pësuar atak kardiak, dhe nuk ka qenë i dehur. Ata raportojnë se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e goditjeve të shumta të marra në trup dhe në kokë.
Pas arritjes së këtij përfundimi është përjashtuar mundësia e humbjes së kontrollit të shoferit dhe dy pistat kryesore mbeten ajo e një defekti që mund të ketë pësuar autobusi dhe shpejtësia e lartë që mund të ketë ecur shoferi.
Poashtu kanë mbërritur rezultatet e para të ekspertizës edhe për 11 personat që gjetën vdekjen e menjëhershme në aksident. Sipas mjekëve 10 prej tyre humbën jetën për shkak të goditjeve të shumta, ndërsa vajza tjetër për shkak të asfiksimit. Ekspertiza për ta është kryer në morgun e Vlorës.
Të plagosurit në Spitalin Ushtarak Tiranë:
1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
12. Briselda Gubere
13. Florije Peci
14. Blerina Çereni
15. Griselda Zeneli
Të plagosurit në Spitalin e Vlorës:
1. Elidona Gjinaj
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa
