E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, një 19 vjeçar vetëvaret me litar në dhomën e tij

Një 19 vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës duke u vetëvarur me litarë në dhomën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrajcë të rrethit të Librazhdit. Ndërkohe ende nuk dihen shkaqet që çuan të riun në vetëvrasje. 

LIBRAZHD- Gjendet i vetëvrarë në banesën e tij një 19 vjeçar nga fshati Rrajcë i rrethit të Librazhdit. 19 vjeçari ka vendosur ti japë fund jetës, duke u vetëvarur me litarë në dhomën e tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta që çuan 19 vjeçarin në vetëvrasje. Por sipas policisë mendohet se shkaku i vetëvrasjes të ketë qenë depresioni i momentit. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›