Mblidhet KRRT e Durrësit, miratohen dy projekte publike
Është mbledhur sot në qytetin e Durrësit KRRT-ja e kësaj Bashkie. Në këtë mbledhje janë miratuar dy projekte publike, si dhe janë shqyrtuar 13 kërkesa për leje ndërtimi për godina banimi dhe pika karburanti. Mbledhja do të vazhdojë sërish nesër
DURRES- Në mbledhjen e organizuar sot nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Durrësit, e drejtuar nga kryetari i kësaj Bashkie, Vangjush Dako, u miratuan dy projekte publike. Njëra do të realizohet në zonën e Porto Romanos dhe tjetra në territorin e Portit Detar.
Projekti i miratuar në zonën e Porto Tomanës ka të bëj me ndërtimin e një “Land Filldi” të mbeturinave, 6 km në veri të qytetit bregdetar. Ky projekt është paraqitur nga specialistët e Njësisë së Menaxhimit të Projektit në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ka marrë mbështetjen e KRRT së Durrësit.
“Land filldi” do të ndërtohet në një sipërfaqje prej 4 ha në zonën e rrethuar prej kohësh pranë ish-kombinatit kimik.
Ndërsa projekti i dyt i miratuar është projektin për ndërtimin e një godine dykatëshe si dhe risistemimin e hyrjes nr 2 të Portit Detar. Godina që do të shërbejë për agjencitë e transportit detar do të jetë një investim i autoritetit portual dhe do të kapë shifrën e 53 milion lekëve.
Gjithashtu në këtë mbledhje KRRT-ja e Durrësit, ka shqyrtuar 13 kërkesa për leje ndërtimi për godina banimi dhe pika karburanti ndërsa ka miratuar vetëm 3 prej tyre për shkak të mungesave në dokumentacione dhe shkeljes së kushteve teknike. Mbledhja do të vazhdojë nesër me shqyrtimin e rreth 46-kërkesave të tjera. (a.r/ata/balkanweb)