E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport progresi i Shqipërisë sot në Bruksel

Raporti është hapi i dytë që qeveria shqiptare hedh në kuadrin e përmbushjes se detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpunimi me BE-në për heqjen e vizave. 

BRUKSEL-  Sot në Bruksel qeveria shqiptare do të paraqes raportin e progresit në marrëdhëniet me BE-në për të mundësuar heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

Lajmi konfirmohet nga ministria e Jashtme e cila bën të ditur se misioni shqiptar n Bruskel do të dorzojë raportin ku sipas diplomateve konfirmohet se Shqipëria ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE.

Raporti është hapi i dytë që qeveria shqiptare hedh në kuadrin e përmbushjes se detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpunimi me BE-në për heqjen e vizave. Në muajin shtator të vitit të kaluar, Shqipëria së bashku me disa vende të tjera të Europës Juglindore paraqitën raportet e tyre.

Por opozita e pak ditë më parë është shprehur kritike dhe skeptike nëse ky proces do të ndodhë së shpejti.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›