Librazhd nje 50-vjecar bie nga shkembi dhe vdes

Një 50 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një fshat malor të rrethit të Librazhdit. Sipas policisë lokale 50 vjeçari Rrahman Burufi me banim në fshatin Letimi të komunës Lunik në Librazhd ka rënë nga një lartësi shkëmbi.
Trupi i tij është gjetur në gjendje të rëndë për jetën disa orë pas aksidentit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit. Me gjithë ndihmën e dhenë nga stafi mjekësor, 50 vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit. Familjarët kanë deklaruar në Polici se 50 vjeçari kishte dalë herët në mëngjes me bagëtitë si edhe kishte deklaruar se do të dilte edhe për gjah.
Ndërkohë, Policia e ka percaktuar ngjarjen si aksidentale, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit të 50 vjeçarit.