Librazhd nje makine bie ne lumin Shkumbin

Një automjet tip “Benz” me ngjyrë të bardhë me targë AA 655 GK ne pronësi te Shkëlzen Smirës nga Tirana ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin.
Pas disa ore kërkimesh pr personat qe mund te kene rene ne lume, polumbaret u larguan per shkak te nivelit te larte te ujit per te rifilluar diten tjeter.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” paraditen e sotme . Automjeti ka dalë nga rruga e ka rënë në ujërat e rrëmbyera të lumit.
Per gjetjen e personave qe ndodheshin brenda ne makine, numri i sakte i te cileve ende nuk dihet, u angazhuan polumbaret e RENEA-s, policia dhe banoret e zones.