Librazhd, përplaset vetura me autobusin, plagosen 2
LIBRAZHD- Dy persona u plagosën mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, ku u plagos një autobus me një veturë. Burime të Policisë lokale sqaruan se, "O.R, 35 vjeç, që drejtonte mjetin tip "Benz" me targë EL 7994 B, humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një autobus, me targa AA 842 AF, me drejtues P.G, 60 vjeç, lindur e banues në Korçë".
Sipas burimeve, si pasojë e përplasjes së dy mjeteve u aksidentua vetë drejtuesi i mjetit O.R, dhe M.K, 28 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, që ishte pasagjer në mjetin tip "Benz".
Dy të dëmtuarit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur procedimin penal për drejtuesin e mjetit tip "Benz" shtetatin O.R, pasi akuzohet për veprën penale " shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".
(m.a/BalkanWeb)