E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, plagos me çifte vëllain, vetëvritet me të njëjtën armë

Gazeta Shqip

Qëllon mbi të vëllain në gjendje të dehur, më pas vetëvritet me të njëjtën armë. Ngjarja e dyfishtë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në familjen Mekshi, në fshatin Pishkash, të Librazhdit.

Burimet policore bëjnë të ditur se në gjendje të dehur dhe pas një debati të çastit, Ilmi Mekshi, 34 vjeç, ka qëlluar me çifte mbi të vëllain, P.Mekshi, 40 vjeç, duke e plagosur. 34-vjeçari ka menduar se i vëllai ka ndërruar jetë, kur e ka parë mes pellgut të gjakut. I tronditur nga akti që ka kryer, i ka drejtuar armën vetës duke u vetëvrarë.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

24 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Librazhd, plagos me çifte vëllain, vetëvritet me të njëjtën armë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›