Mediu Ekspertet te hartojne planin per menaxhimin e mbrojtjen e pyjeve

Shpyllëzimet dhe degradimi i pyjeve minojnë një ekonomi te gjelbër dhe pakësojnë ndjeshëm kapacitetet për te plotësuar nevojat e komunitetit. Ndaj është i dosmosdoshëm angazhimi i ekspertëve për hartimin e një plani menaxhimi për mbrojtjen e pyjeve.
Një qëndrim i tillë u bë publik, nga ministri i i Mjedisit, Fatmir Mediu, në konferencën me temë “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë pyjore”.
Në gjykimin e ministrit Mediu është e nevojshme që të dilet me projekte konkrete për mbrojtjen e pyjeve, si dhe të merren masa për rehabilitimin e këtyre zonave.
“Duhet angazhimi i ekspertëve për rehabilitimin e zonave si Lura, të cilat kanë nevojë për projekte konkrete që ti kthejnë siç kanë qenë. Reformat që janë ndërmarrë për mbarëvajtjen e pyjeve janë të nevojshme për vendosjen e standarteve europiane. Ka progres të dukshëm për mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e pyjeve. Ministria e mjedisit me mbështetjen e donatorëve ka investuar me miliona euro për mbarëvajtjen e pyjeve”, vuri në dukje Mediu.