E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, shpërthimi dëmton 300 banesa

Numri i banesave te dëmtuara e konfirmuar edhe nga komuna shkon ne afro 300. Poligoni i Zgares i ngritur qe ne vitin 2008 me vendim te Këshillit te Ministrave, është afro 1 km e gjysme larg ne vije ajrore nga ky fshat, nga 4 km qe duhet te jete nga zonat e banuara. Specialistet e ushtrisë, asgjësojnë me ane te shpërthimit predha e municione te renda luftarake. Veç panikut qe ka mbërthyer te madh e te vogël nga shpërthimet e fuqishme gjate gjithe dites, tashme banoret thone se po vuajne edhe ndotjen nga perhapja ne ajer e lendeve toksike. Shpresa Llushi tregon se ka marre infeksione lëkure gjate diteve te pushimeve tek te afermit. Edhe drejtues te komunës Qender mbështesin banoret dhe i bejne thirrje ministrisë se Mbrojtjes te nderprese asgjësimin ne zone. Nje vit me pare ne kete poligon u plagosen rende tre specialiste te demontimit, çka shtoi edhe me shume friken e banoreve. Keta te fundit derguan disa kërkesa e peticione si ne prefekture ashtu edhe ne qeveri si per dëmshpërblim per shtepite ashtu edhe per ndërprerjen e shpërthimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›