Detaje pikante për Berluskonin
Çfarë na ra te bënim mbrëmjen e Vitit te ri. Megjithatë, mëngjesin e sotme ndihem mire.” Ne këtë mënyrë Berluskoni i përshkruan me pak fjale mikut te tij biznesmen një nga festat e shfrenuara ne vilen Certoza ne Sardenja ne festen e fundvitit 2009. Behet fjale për një nga telefonatat me pikante mes tij dhe kryeministrit. Nje tjeter fraze goditëse, këtë hënë ne telefon me njërën nga vajzat e haremit te tij, Berluskoni i thote asaj “humbas kohen duke bere kryeministrin”. Njëra nga vajzat ne dëshminë e saj flet edhe për marrëdhënie seksuale ne grup pas nje feste ku ishte i ftuar edhe Xhorxh Kluni. Dokumentet vërtetojnë gjithashtu se Tarantini, se bashku me pese femra, ka hipur ne avionin shtetëror ne një fluturim zyrtar te Berluskonit jashte vendit. I ndodhur përballe morise se akuzave dhe zgjerimit te akuzave, ne një reagim te tij, Berluskoni thekson se gjithçka e publikuar ne media këto dite është e pavërtete, edhe pse duket skandaloze. “Sjellja ime ka qene gjithmonë korrekte dhe nuk me vjen turp per asgje. Megjithe perpjekjet e te gjitha llojin per te njollosur figuren time, une do te vazhdoj punen si kryeministër i gjithe italianeve,” deklaron ne mesazhin e tij “kavalieri”.