E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi: Përballja me Celsin, më e vështirë se me Levanten

BARCELONE- Sulmuesi i Barcelonës dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Mesi ka vlerësuar se përballja e së mërkurës në Ligën e Kampioneve me ekipin londinez Celsi do të jetë një test më i vështirë për Barcelonën sesa ndeshja e së shtunës kundër Levantes, e cila u fitua nga katalanasit me rezultat 2:1.

Sulmuesi argjentinas gjeti rrjetën dy herë në ndeshjen e fundjavës, por mendon se do të jetë gjithçka më e vështirë, transmeton portali LF.

“Duhet të vazhdojmë të luajmë fort. Tani është momenti të mendojmë për Celsin. Kjo është ndeshja më e rëndësishme. Do të jetë më e vështirë se ndaj Levantes. Edhe me ta ishte shumë vështirë pasi Levante po kalon një sezon fantastik dhe ne ia dolëm të kemi sukses”, theksoi Mesi.
(ma.ar/kd/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›