E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, vrau nënën me sëpatë, ende në arrati autori

LIBRAZHD- Kanë kaluar mëse 17 orë nga krimi i rëndë në familjen Miska në Librazhd dhe autori është ende në arrati. Që prej pasdites së djeshme forcat e policisë kanë rrethuar fshatin Prevall, ndërsa mbajnë nën mbikëqyrje zonën për kapjen e Haki Miskës. 55-vjecari vrau në mënyrë barbare nënën e tij 75-vjecare, duke e goditur disa herë në trup me sopatë. Sipas burimeve zyrtare shtetasi Haki Miska 55 vjeç pas një grindjeje me familjarët dhe nënën e tij në gjaknxehtësi e sipër ka filluar të kërkcënojë me vrasje të gjithë pjestarët e familjes Miska. Reagimeve të nënës së tij të moshuar për të hequr dorë nga ligësia e tij djali i është kthyer me goditjet fatale me sopatë në kokë e në trup duke e lënë të vdekur në vend para oborrit të shtëpisë. Tentativat e të bijës së vrasësit kanë dështuar dhe për fat të keq edhe 18 vjeçarja Besiana Miska ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë. Në një situatë të tillë 55 vjeçari ka marrë arratinë nëpër dëborën që ka mbuluar prej ditësh këtë zone. Sipas skedës policore ai rezulton të jetë një person me precedentë të shumtë penalë. Rreth 15 vite më parë mbi të është hedhur edhe dyshimi si ekzekutues i bashkëshortes Mimoza Miska krim ky ende i pazbuluar. Ai njihej si njeri mjaft problematik në atë zonë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›