E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Drejt lirisë” ngjitet në skenën e Teatrit Metropol

TIRANE- Shfaqja “Drejt Lirisë” me aktor dhe autor Erand Sojlin rivjen për artdashësit kryeqytetas në datat 6 dhe 7 shkurt në Teatrin Metropol, pas premierës në dhjetor të vitit që shkoi. Shfaqja është pritur me interes dhe ka patur sukses edhe gjatë turneut në Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa është nderuar me çmimin special në festivalin e dramës shqipe në Gjilan. “Fabula është shumë e thjeshtë. Thelbi janë disa artisë të cilët nuk gjejnë veten në Shqipëri dhe vendosin të ikin. Në këtë ikje ata ftojnë me vete edhe spektatorin i cili bëhet pjesë e kësaj drame të madhe që ne po luajme prej 20 vjetësh. Në përpjekjet e tyre për të shkuar drejt lirisë , ajo që unë hedh për diskutim është përtej lirisë, përtej liberalizimit , përtej ikjes sonë të madhe. A është vërtetë liria ikje, apo është qëndrim?” shprehet Sojli. Pjesa nis me shumë humor ndërsa gjatë 90 minutave të shfaqjes përcjell mjaft emocion. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›