E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshel akuzohet për mosrespektim të Hagës

HAGë- Gjykata e Hagës ka ngritur sot aktakuzë të re kundër Vojisllav Sheshelit për shkak të mosrespektimit të gjykatës, pasi që ka zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur në procesin i cili po zhvillohet kundër tij në Hagë. Sipas aktakuzës, Sheshel në një libër ka shpalosur të dhëna për dëshmitarët, përfshirë emrat dhe vendqëndrimet, të cilat mundësojnë identifikimin e tyre. Vjet, Gjykata e Hagës e dënoi Sheshelin me 15 muaj burg për mosrespektim të gjykatës. Ish-lideri i Partisë Radikale Serbe, Sheshel, akuzohet për krime ndaj joserbëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë, gjatë viteve 1991-1993. Procesi i ofrimit të dëshmive është në përfundim e sipër.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›