Durrës, 20-vjecari vetëplagoset për t’i shpëtuar borxhit
DURRËS- Një 20 vjeçar ka stimuluar plagosjen dhe grabitjen e tij për ti shpëtuar borxhit që kishte prej 500 mijë lekësh në një pikë lojrash fati.
Ngjarja e pazakontë është shënuar në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, Ulian Seferi, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Durrësit rajonal me një plagë arme zjarri në këmbë, duke deklaruar se ishte plagosur nga dy të rinj, të cilët i kishin grabitur shumën prej 480 mijë lekësh të reja.
Me nisjen e hetimeve policia zbuloi mashtrimin, duke bërë të ditur se pista e grabitjes ishte sajuar pasi 20-vjecari i kishte borxh pronarit të kazinosë ku ai punonte, një shumë prej 500 mijë lekësh.
I riu është vënë në pranga për kallëzim të rremë e armëmbajtje pa leje.
(m.a/News24/BalkanWeb)