Librazhd, zjarri përfshin masivin pyjor, e pamundur ndërhyrja
Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme një masiv të madh pyjor, në fshatin Mengel të qytetit të Librazhdit. Ndërsa forca të shumta zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, raportohet se ndërhyrja po vështirësohet, gati –gati po bëhet e pamundur si rezultat i terrenit të vështirë.
Mësohet se kjo zonë pyjore ka qenë në qëndër të zjarreve edhe një vit më parë, ndërkohë që hetimet paraprake bëjnë me dije se zjarri mundë të jetë i qëllimshëm.
Nga gjithë kjo panoramë negative, lajmi i mirë është se nuk rrezikohen banesat përreth, ndërkohë që një sipërfaqe e madhe pyjesh vazhdon të digjet.