E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt i ri për Xhaminë e Tiranës

“Anëtarët e komisionit për Xhaminë janë njohur fillimisht me të gjitha projektet e sjella në konkursin e zhvilluar rreth një vit më parë. Pasi kanë parë propozimet e studiove, "Andreas Perea Ortega"; "Architecture Studio"; "Search"; "Zaha Hadid Architects" dhe "BIG", e cila u shpall edhe fituese, u vendos unanimisht se në Tiranë duhet një projekt i ri për Xhaminë, e cila të përshtatet me truallin e ri ku do të ndërtohet si dhe të reflektojë trashëgiminë kulturore shqiptare, në dizajnin e saj”, thuhet në njoftimin e baskisë.

Në këtë mbledhje, Komisioni u njoh edhe me propozimin e Komunitetit Mysliman, për angazhimin e një studioje arkitekturore për hartimin e projektit. Sipas përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman, Kryearkitekti dhe drejtuesi i kësaj studioje, me një veprimtari 28 vjeçare, Muharrem Hilmi Shenalp, ka ardhur në Shqipëri dhe është njohur me truallin e Namazgjasë. Kjo studio ka projektuar xhami të ndërtuara në shumë vende të botës, si në Tokio (e cila ne 2002 është shpallur një ndër ndërtesat më të mira të saj), në Berlin dhe Këln (Gjermani) etj.

Komisioni vendosi të miratojë propozimin e Komunitetit Mysliman dhe të ftojë arkitektet e propozuar prej tyre, për t’i intervistuar. Në këtë mbledhje u miratua edhe komisioni i përbërë nga 6 anëtarë, përfaqësues të Komunitetit Mysliman dhe të Bashkisë së Tiranës, të cilët do të përgatisin termat e referencës për intervistën./Start/

                                                                                             2012-03-31 11:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›