Berisha: Qeveria marrëdhënie reciproke Shqipëri-Greqi
TIRANË- Kryeministri Berisha gjatë takimit me Marjeta Janaki, Kryetare e Grupit Parlamentar të eurodeputetëve të NEA – Demokracisë, në Parlamentin Evropian, shprehu vendosmërinë e qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, zhvillimet respektive në të dy vendet dhe bashkëpunimin e ngushtë e miqësor mes Partisë Demokratike dhe NEA – Demokracisë. Berisha vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria greke dhe shprehu besimin se ato do kenë efekte pozitive për Greqinë.
Gjithashtu, kreu i ekzekutivit e njohu znj. Janaki me reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare për përballimin e pasojave të krizës ekonomike globale.
Një temë tjetër e diskutimeve mes Kryeministrit Berisha dhe znj. Janaki ishte edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë. Zonja Janaki vlerësoi ndryshimet e thella dhe pozitive që kanë ndodhur këto vitet e fundit në Shqipëri, si dhe garantoi mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendit tonë, si dhe për bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh.
(el.me/BalkanWeb)