E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit, vazhdon rritja e interesave

Tiranë- Interesi i bonove te thesarit po shfaq ende një tendencë në rritje që prej fillimit të këtij viti. Kjo rritje e interesave është e lehtë, por vihet re gati te të gjitha bonot me afate shlyerje të ndryshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi i bonove një vjeçare qe prej ankandit të parë në fillim të këtij viti është rritur nga 7.04 për qind në 7.33 për qind. Interesi i bonove me afat 6 mujor pas një ulje në muajin shkurt është rritur sërish në mars. Edhe për bonot tre mujore interesi ka lëvizur nga 5.09 për qind drejt nivelit 5.3 për qind. Obligacionet qeveritare të tregtuara nga Banka e Shqipërisë janë rritur pas janarit por dy muajt në vijim ka qene i qëndrueshëm.

Goditjen e parë interesat e bonove e morën që në janar, kur qeveria e mbetur pa para në buxhet u detyra të marrë borxh për të përballuar pagat e administratës dhe disa shpenzime te tjera. Kjo rritje e interesave te bonove te thesarit deri diku dukej paparashikuar pasi Banka e Shqipërisë uli normën e interesit.

Për të shpjeguar këtë paradoks Banka e Shqipërisë tha se është fenomen i perkohshëm. Por të dhënat e fundit edhe në mars po dëshmojnë se interesat e bonove po rriten. Këtë javë Banka e Shqipërisë uli sërish normën bazë të interesit. Por mbetet për t’u verifikuar në vijim nëse pas kësaj lëvizjeje interesat e bonove të thesarit do të ulen. Megjithatë situata buxhetore me të dhënat e fundit nga Ministria e Financave lë pak vend për të menduar një renie të shpejtë të interesave .

Te ardhurat ne buxhet për dy muajt e parë të vitit janë rritur vetëm 0.3 përqind krahasuar me vitin e kaluar , me rezulatin më të ulët të 10 viteve të fundit ndërkohe, që shpenzimet qeveritare janë rritur në nivelet më të larta të kësaj dekade. Pikërisht ky ngërç i buxhetit pritet të ketë efektin më të madh në tendencën e re të bonove të thesarit, të cilat ndikojnë edhe tek interesat e depozitave apo kredive. Megjithatë guvernatori në daljen e tij të fundit për publikun tha se pas uljes së normës bazë të interesit ka vend për rënie të interesave në Bankat e Nivelit te Dyte.

Marrë nga Top Channel


Shkrime të tjera me interes:

  1. Pesha e bankave ndihet te bonot e thesarit Tiranë- Roli dominues i bankave në tregun e borxhit publik...
  2. Bonot e thesarit, Konfindustria: Bankat po cënojnë konkurencën, qeveria të ndërhyjë Tiranë- Rritja e ndjeshme e interesave të bonove të thesarit,...
  3. Borxhi kercenohet nga rritja ekonomike Tiranë – Borxhi i qeverise  përballet këtë vit me tre...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›