E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i Blushit mbrrin n Athin

Ben Blushi prezantoi në Athinë librin e tij “Të jetosh në ishull”. Një libër që ka ngjallur interes, edhe për faktin se ai përmban shumë personazhe të përbashkët të historisë së të dy vendeve.

Në prezantimin e romanit ishte Blushi, presidenti i shtëpisë botuese “Kastanjoti”, vëllai i kryeministrit grek, shkrimtari Niko Papandreu, ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli, si dhe shkrimtarë grekë, miq dhe dashamirës të Ben Blushit.

Për të pranishmit u transmetua edhe një dokumentar i realizuar nga kanali i parë shtetëror grek kushtuar shkrimtarit shqiptar.

“është interesantë të shikojmë se si i shikojnë heronjtë tanë nga fqinjët për të parë ku kemi pika të përbashkëta”, është shprehur presidenti i shtëpisë botuese.

Libri tërhoqi që në fillimi vëmendjen e lëxuesit duke u bërë një ndër më të shiturit në libraritë greke.

Në fund Ben Blushi iu përgjigj disa pyetjeve nga të pranishmit dhe firmosi disa kopje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›