E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: PS do luftojë ballë për ballë me Berishën e Metën

Tiranë, 17 prill, NOA Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta nga qytetit i Beratit, ku akuzoi selinë rozë për dëmtim të procesit të integrimit të vendit.

Deputeti i PS-së, Simir Tahiri u shpreh se opozita është e vendosur në rrugën e saj për të larguar qeverisjen aktuale. Sipas tij, integrimin e vendit po e pengon keqqeverisja, jo opozita.

Opozita do liri, demokraci, punësim e integrim për të gjithë, e do luftojë ballë për ballë me pushtetin e Sali Berishës e Ilir Metës për ti dhënë shqiptarëve të drejtën e votimit e për të ndalur rrënimin ekonomik, tha ai.

Tahiri u shpreh se opozita është vërtet i vetmi problem për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sipas tij kanë marrë peng demokracinë.

Deputet i PS-së shtoi se Berisha dhe Meta. kanë nënshtruar drejtësinë dhe po rrënojnë ekonominë e çdo familjeje shqiptare për interesat e familjeve në pushtet.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›