E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja si shtypi britanik e trajtoi vdekjen e Thatcher

Faqet e para të gazetave britanike
Thatcher-GuardianThatcher-IndependentThatcher-Mail
Shtypi botëror ka dhënë vlerësime të shumta për Zonjën e Hekurt. Gazetat britanike i kanë kushtuar jo vetëm faqet e para, Thatcherit, por edhe speciale të shumta. Ndërsa gazeta amerikane Washington Post shkruan se jashtë Britanisë së Madhe, Margaret Thatcer do të kujtohet si një figure botërore. Ajo forcoi marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Ajo pa një ndarje të madhe e të Thatcher-Mirrorqartë mes lirisë dhe tiranisë dhe gjithnjë shpalli qëndrimin e saj. Ne Itali, gazeta La Repubblica shkruan se historia do ta kujtojë si Gruan e Hekurt për vendosmërinë gjatë detyrës dhe ashpërsinë e porosive të saj për ti vënë fre rënies ekonomike, ku vendi kishte ngecur prej dekadash.
Thatcher-SunThatcher-TelegraphThatcher-Times-2Funerali
Funerali i baroneshës Margaret Thatcer do te zhvillohet të mërkurën më 17 prill. Siç njofton Downing Street, ish-Kryeministres britanike do ti bëhen të gjitha nderimet ushtarake në katedralen Seint Polit, pas një shërbese në Westminster. Margaret Thatcher nuk do të ketë një funeral shtetëror, i rezervuar vetëm për monarkët, por një të ngjashëm si të Ledi Dianës dhe Nënës Mbretëreshe. Të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës do të jetë edhe Mbretëresha Elisabetë dhe Duka i Edinburgut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›