E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i Ramës 'Kurbani': Si iu vërsul Saliu mamasë sime të gjorë

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste ka publikuar në faqen e tij personale në internet pjesë nga libri i tij ‘Kurban’, që së shpejti pritet të dalë në treg.

Kreu i PS në pak faqe të botuara bë faqen e internetit të tij www.edirama.al akuzon kryminstrin Berisha se i është vërsulur nënës së tij duke i kërkuar që të pranonte se i biri kurohej për skizofreni dhe se kishte dhunuar cdo grua që njihte.

“I’u qep Saliu nëns time i ulërinte i cakëgjosur në emër të motrave dhe nënave shqiptare të tregonte kush isha unë. Thuaju zonjë që ke 10 vjet që e kuron për skizofreni tët bir e dimë mirë ne të dy dhe ata kolegët tanë mjekë. Thuaju si të rrihte yt bir dhe të nxirrte me këmishë nate. Tregoju të vërtetën se si unë dhunoja gratë,sesi iknin të lemerisura nga shtëpia kur unë u futesha në dyshek shokëve të mi, se si i kisha thyer nofullat e bërë hundën gjak në publik gruas në publik, fol zonjë dhe këtë ja kërkonte në emër të gave dhe të vajzave të Shqipërisë”,- vijon rrëfimi i Ramës.

Rama si përgjigje të ndërhyrjes së kundërshtarit politik në jetën e tij nënvizon se ai nuk është marë dhe nuk do merret kurrë me jetën private të të tjerëve.
“Kurrë nuk jam marrë dhe nuk do merrem i gjallë me jetën private të tjerëve, kundërshtari për mua është vizioni, argumenetet sjelljet dhe veprimet politike që janë të kundërta, të ndryshme të pa afrueshme me të miat. Asnjëherë nuk kam dashur të di sa të lumtur apo ta pa lumtur janë në shtëpinë e tyre kundërshtarët e mi nëse ndahen apo rimartohen, nëse puthen apo përputhen ... akush nuk ka të drejtë të përgjojë në vrimën e celësit...”,-rrëfehet Rama.

Si parantezë në kopertinën e librit 'Kurban' të kreut të PS -së theksohet se ky është një ‘rrëfim në befasi i Ramës’.

“Rrëfimi befasi i Edi Ramës. Për Tiranën e parë me sytë e protagonistit të 11 vjetëve të historisë së saj. Për Shqipërinë sic është dhe Shqipërinë sic mund të jetë. Për aktorët e jetës politike dhe publike sic nuk i kemi parë asnjëherë më parë. Dhe për vetveten sic nuk e kemi dëgjuar”,- shkruhet në librin e kreut të opozitës.

Në libër gjithashtu përfshihen refleksione nga Berisha, Nano e Meta deri te analistët dhe botuesit e mediave, ndërkohë që një vend i vecantë i dedikohet fillimit të lëvizjes së studentëve të dhjetorit të vitit 1990.

Në posterin e shtëpisë botuese, paralajmërohet se libri i ri i kryetarit të PS-së do dalë në treg në datën 10 nëntor, ndërsa do të jetë i afishuar në Panairin e Librit nga datat 11-14 nëntor.

Libri i Ramës ditët e fundit është bërë objekt i akuzave të kryeministrit Berisha i cili ka sulmuar kreun e opozitës se po merret me libra dhe jo me reforma të rëndësishme, të cilat sipas tij mund të kontribuonin në integrimin e vendit në familjen e madhe Europiane.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›