Libri i Spartak Ngjeles Kujtime nga koha e burgut
“Nuk kam pse të merrem fare me akuzat tuaja ,pasi unë nuk ju njoh përgjykatë. Një gjykatë që deri më sot nuk ka dhënë asnjë pafajësi për krimet kundër shtetit nuk mund të jetë gjykatore, por dënimtore”.
Kështu iu drejtua gjyqit të asaj kohe Spartak Ngjela. Një rrëfim për dënimin që ai mori nga regjimi komunist, pjesë e publikuar për herë të parë në vëllimin e dytë të triologjisë “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2012”. Stili mbetet i njëjti, nga kujtimet vetjake tek faktet historike e deri tek refleksionet mbi politikën botërore. Ngjarjet vijojnë aty ku janë ndërprerë në librin e parë, në nëntor të vitit 1975, ditë kur Ngjela shkeli në burgun e Tiranës. Nga parajsa e bllokut, avokati e pa veten në ferrin e diktaturës komuniste.
“Nuk pretendoj se kam realizuar ndonjë vepër të madhe, por të paktën mendoj se kam dhënë një dëshmi. Jo fakte, po ngjarje. Nuk kam shkruar histori, por kam dhënë një dëshmi për diktaturën. Ky është një përpjekje për të mbushur një segment bosh të historisë shqiptare”- shprehet Ngjela.
Për botuesin Henri Cili kujtimet e burgut, avokati i përdor si pretekst për të analizuar dhe për të kuptuar kohën dhe epokën e tij.
Një nga bashkëvuajtëst e avokat Spartak Ngjelës, njëkohësisht edhe miku i tij Daut Gumeni u shpreh se libri nuk rrëfen vetëm burgun e Ngjelës, por burgun e një shoqërie të tërë.
Në dedikimin për familjen e tij, Ngjela kashkruar 29 kapituj dhe një epilog mbi kohën e burgut në një botim me 621 faqe.