E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i librave 500 vjet brenda

Mbyllen festimet e 90-vjetorit te themelimit te Bibliotekes Kombetare me kulmin e promovimit te Bibliografise Retrospektive te Librit Shqip te munguar prej dhjetevjecaresh kultures shqiptare qe perfshin bibliografine prej viteve 1550 deri me 1913 nga Buzuku deri ne krijimin e shtetit shqiptar duke mberritur ne vitin 1944. Te pergatitur nga bibliografet Ramazan Vozgu dhe Maksim Gjinaj dje ky liber eshte cilesuar ngjarje historike per boten kulturore shqiptare

Me ne fund kultura shqiptare ka librin e librave te saj Bibliografine Retrospektive te Librit Shqip ne dy pjeset e para 1555-1912 I dhe 1913-1944 II. Drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari ne parathenie te tij shenon Me bie detyra te pohoj me bindje se eshte fjala per nje botim qe perben ngjarje historike.

Nderkaq sipas Plasarit botimi i Bibliografise Retrospektive te Librit Shqip perben nje arritje te lakmuar ndoshta qysh ketu e 90 vite te shkuara kur qeveria e ardhur ne Tiranen kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes merrte vendimin per themelimin e nje biblioteke kombetare ne Shqiperi. E pamundur do te kete qene ideatoret e institucionit ne fjale te mos kene enderruar qe shqiptaret te kene nje dite per duarsh edhe regjistrimin e gjithckaje qe ishte shkruar e botuar deri me atehere ne gjuhen shqipe nga Buzuku deri tek ata ne ate vit te larget 1920.

Keto dy botime quajtur Libra te librave jane promovuar dje ne nje ceremoni jo te zakonte e ne dite tensionesh e trazirash ne kryeqytet. Si per te shperfillur politiken dhe cfare ka ndodhur keto dite ne sheshin e kryeqytetit ne Biblioteken Kombetare dje kishin ardhur studiues shkrimtare historiane drejtues te institucioneve te kultures e personalitete te letravehellipte gjithe me ndjenje kersherie si per te treguar se eshte ana tjeter e medaljes per shqiptaret.

Shqiptaret tregojne se dine te bejne gjera vepra te medhahellip do thoshte ne fjalen plot zjarr drejtoresha e Arkivit te Shtetit. Dhe drejtori i Bibliotekes Kombetar te Kosoves Sali Bashota do shkeputej se nder shqiptare kjo eshte nje nga projektet kombetare me te fuqishme duke u bere trashegimi kulturore primare e komunikimit ne gjithe hapesirat mbareshqiptare.

Ndersa prezenca e Kryeministrit Sali Berisha i cili u nderua me medaljonin jo vetem te anetarit te vjeter te Bibliotekes por dhe kontribuuesit ne kulture ishte per kete pjese te kultures nje garanci mbeshtetje per librin.

Projektimi dhe realizimi e te pares bibliografi te librave shqip eshte vleresuar si ngjarje historike edhe nga dy te ftuar ne kete prezantim drejtorit te BK-se se Kosoves Sali Bashota dhe drejtores se Arkivit te Shtetit Nevila Nika.

Te kesh nje bibliografi te librit shqip eshte nje fat. Dy libra qe mendoj se ne biblioteken e secilit duhet te jene. Dy vepra qe deri dje kemi permendur vetem nga te huajt albanologe e autore te huaj. Me kete dy libra punonjesit e bibliotekes kane treguar se edhe shqiptaret dine te bejne vepra.

Ndersa Plasari kujton ne parathenie se kur nisen punen me bashkepunetoret e tij vite te shkuara per drejtimin e Bibliotekes Kombetare thjesht kishte thene nuk mund te kete biblioteke kombetare pa bibliografi kombetare. Keshtu ka nisur edhe puna per hartimin e bibliografise me parimin levizes para se librat te perdoren dhe ose te studiohen duhet te dihet qe ata ekzistojne. Dy botimet jane pergatitur nga bibliografet Ramazan Vozgu dhe Maksim Gjinaj se bashku me punonjeset e Bibliotekes Margarita Mele dhe Myrvet Elmazi per te cilet Plasari thote Ata qe e njohin mire e bukur kete parim jane pikerisht punonjesit e bibliotekave - te cdo biblioteke me funksion publik- sepse ato krijohen per tu sherbyer nevojave te grupeve me shume se atyre te nje individi. Punonjesve te bibliotekave dhe jo mendjes njerezore ne pergjithesi u njihet ne historine e qyteterimit merita e shpikjes se mjetit universal per realizmin e ketij informacioni qe eshte bibliografia.

Eumlshte quajtur fat i lume per kulturen shqiptare fakti qe pjesa zoteruese e botimeve shqipe prej Buzukut unikal - te riprodhuar nga At Justin Rrota - dhe deri sot jane mbledhur e ruajtur ne koleksionet e Bibliotekes. Prej ketu del dhe pasuria e fondeve zoteruar ne shfrytezimin e botimit te Librit te librave me 500 vjet brenda ku mund te llogariten perafersisht 95 e totalit te tyre historic. Plasari shkruan se e famshmja British Librar dhe po aq e famshme Bibiotheque nationale de France mund te konkurrojne ne epoken e sotme te globalizmit me koleksionet e tyre nga 14 ne 15 milion libra. Pasuria e koleksioneve unikale qe zoteron Biblioteka kane mundesuar dhe perfundimin e Librit te librave. Dhe pikerisht fale tyre perdoruesve te saj tanime u ofrohet nje informacion pothuajse prane maksimales- behet fjale per nje informacion i cili pertej bibliografise i afrohet nje realiteti ende te veshur me vagulli shekullore qe eshte historia e Librit shqip qysh nga botimet e tij me te hershme.

Veshtiresite per kete bibliografi Plasari na i rendit ne dy raste Bibliografia si disipline me vete e shkences se librit eshte njeheresh art dhe shkence si e tille ajo parakupton nje baze dijesh dhe aftesi interpretuese nga ana e bibliografeve 1 - Jane kushte qe nuk e bejne te lehte hartimin e bibliografive dhe jo dokushdo specialist mund tia dale mbane kryerjes se tyre 2 - Librat per librat jane te kushtueshem nga pikepamja e investimit intelektual shkencor dhe kohor perkatesisht edhe financiar duke qene njeheresh ky investim qe i ben ata bartes vlerash te pacmueshme.

Nderkohe qe Plasari permend ne parathenie veshtiresite per hartimin e Librit te librave drejtorja e Arkivit Nevila Nika e konsideron si kohe me te duhur botimin e tij ne 2011. Kane qene me fat qe kane zgjedhur vitin 2011 per ta nxjerre bibliografine. Ne parathenie jepen shpjegime pse kane ardhur vone keta dy libra. Une do te thosha me mire vone se kurre. Po ta kishin bere para 90-s do ta kishin ndjere veten shume keq sepse ai qe punon ne biblioteke dhe ne arkiv vertete e ndjen veten shume keq perpara vitit 90. Kishim shume informacion te cilen nuk e ndanim dot me asnjeri ndoshta dhe me njerezit e shtepise nuk mund te flisnim. Me mire qe u botua vone sepse perpara 90 trecereku i atyre qe me krenari ne mburremi te gjithe per ata njerez te kombit tone sot jane ne kete liber dje nuk do te ishin.

Drejtori i Bibliotekes se Kosoves Sali Bashota e ka perfshire kete botim si nje pasuri kulturore qe i ofrohet lexuesit te ri te kombit si nje nder projektet me madhore. Bashota ka ndare Botimi i nje bibliografie te tille qe trajton udhetimin e librit shqip ne afer pese shekuj eshte akti me i vecante intelektual e shkencor i Bibliotekes. Shkrimtari nga Kosova ka vleresuar profesionalisht standardin dhe cilesine e botimit duke thene se eshte mbeshtetur ne rregullat me te avancuara te pershkrimit bibliografik duke iu referuar dhe zhvillimeve me te reja bashkekohore.

Botimi i bibliografise se librit shqip ne te cilen perfshihet nje periudhe e gjate eshte konsideruar edhe si nje deshmi e fuqishme informacioni neper fazat e edukimit dhe dinjitetit te kultures shqiptare ne qindravjecare. Materiali tregues i Librit te librave u tha se i jep dimension me vlere shkencore nje fakt ky qe shkon ne favor te historise se qyteterimit shqiptar ku kultura burimore shqiptare do te jete me e pasur. Bibliografia e librit do te lexohet si nje kryeveper e kultures qe ka kohen hapesiren per lexuesin me nje ndjeshmeri magjepsese intelektuale dhe pasion te specialisteve ne fusha te caktuar. Informacionet e sotme bibliografike na nxisin te mendojme per diversitetin e qenieve shkrimore shqip neper faza dhe periudha te caktuara kohore te librit shqip. Ky fenomen nderlidhet me qyteterimin dhe identitetin shqiptar ndersa bibliografia pershkrimi i librit e ka kuptimin edhe interpretimin e vet edhe perbrenda kontekstit shoqeror kulturor religjioz deri te identitetet shteterore - ka thene Bashota ne fjalen e tij. Nga parathenia e librit te dyte sqarohet se bibliografia e librit shqip ne fondet e Bibliotekes Kombetare 1913-1944 eshte perpiluar mbi bazen e botimeve qe gjenden ne fondin e Librit shqip te Bibliotekes Kombetare te Shqiperise. Hartimi i bibliografise eshte mbeshtetur ne kriterin territorial e gjuhesor. Ajo perfshin botime te realizuara ne kohen 1913-1944 ne territorin e Republikes se Shqiperise ne shqip dhe ne gjuhe te huaj jashte territorit te Shqiperise te autoreve shqiptare e te huaj ne gjuhen shqipe.

Proceset bibliografike jane kryer ne baze te shqyrtimit fizik te cdo titulli dhe ekzemplari qe gjendet ne koleksionet e Bibliotekes. Por ndonese te pakta ne numer ne parathenie thuhet se ka edhe botime te paperfshira ne kete bibliografi te cilet gjenden ne biblioteka publike ose personale.

Informacioni bibliografik u referohet botimeve qe tradicionalisht jane perfshire ne nocionin liber monografi vepra letrare antologji botime zyrtare botime shkollore botime muzikore albume fletepalosje etj si edhe gramatika e manuale te shqipes botuar jashte Shqiperise te cilat permbajne ushtrime tekste krijimi folklorike etj ne mase te konsiderueshme ne gjuhen shqip fjalore dygjuhesh harta etj. Si burim informacioni kane sherbyer skedaret e Bibliotekes Kombetare skedari kronologjikisht librit shqip skedari universal alfabetik dhe sistematik i librit shqip ne ndonje rast edhe skedari alfabetik i librit ne gjuhe te huaj. Duke ndricuar specifikat ne periudha behet udherrefyese per kritiket dhe per cdo studiues kombetar dhe nderkombetar. Ky informacion bibliografik 500 vjecar ka shenjen e vet emblematike te projektuar ne kohen tone ne kete 90 vjetor te Bibliotekes Kombetare - ka mbyllur fjalen e tij Bashota. Ndersa kryeministri shqiptar Berisha ka marre fjalen duke vleresuar kete

botim si enciklopedi te gjenise krijues te mendimit shqiptar nga 1550 deri me lsquo44. Si shenje dhe gjurme per mbylljen e festimeve te 90-vjetorit te themelimit te Bibliotekes kryeministrit iu dha edhe medaljon prej se ciles ishte i detyruar te shprehej se kete nderim e surprize e marr me kenaqesi por e marr gjithashtu edhe si borxhli mbasi une sado qe e dua shume kete institucion nuk kam arritur te bej per te ate qe ka bere per mua. Ndaj ju garantoj sedo perpiqem te jem ne lartesine e detyrimeve te mia ndaj Bibliotekes Kombetare.

Si mbeshtetes financiar te botimeve bibliografike edhe per ministrin e Kultures Ferdinand Xhaferaj u dha nje medaljon i cili vijoi mbeshtetjen politike duke thene Do ta mbeshtes biblioteken per te gjitha projektet

Per bashkepunimin e ngushte nderinstitucional dhe profesional me Biblioteken Kombetare iu dha medaljon drejtorit te Bibliotekes Kombetare Sali Bashotes. Nje nga dhuratat me te cmueshme nga biblioteka e Shqiperise - tha Bashota.

U nderua Flavia Tibaldi drejtore e Institutit Italian te Kultures ne kujtim te kater viteve te bashkepunimit nderinstitucional ne te mire te dy kulturave tona. I uroj shume fat Shqiperise - tha Tibaldi. Fafuri Xhaja - ne shenje mirenjohje per punen shumevjecare ne formimin e kualifikimin e brezave te Bibliotekave ne nivel kombetar- mori medalje gjithashtu. Pas saj iu dorezua medalje edhe botuesit te Onufrit Bujar Hdhri ne shenje falenderimin per prodhimin me cilesi te larte dhe vlera estetike te vepres Bibliografi te Librit Shqip. Ska nderim me te madh se nje botues te vleresohet nga biblioteka kombetare e vendit te tij - tha Hudhri. Sherif Delvina mori tjeter medalje per kontributin e shquar si anetar shumevjecar i keshillit shkencor te Bibliotekes Kombetar. Qyteterimi eshte biblioteka dhe dhurata me e madhe per popullin shqiptar eshte qe ajo te jete e plote tha Delvina qe njihet si polemist sidomos ndaj studimeve sllave mbi historine e Shqiperise.

Medaljoni ka logon e 90-vjetorit te themelimit te Bibliotekes kombetare dhe ne te kemi rene nje mendje per nje citat - thote Plasari duke shenuar Njerine e ka bere njeri te mbaruar gjuha dhe shkronjat keto jane te parat e mbrothesise te Naim Frasherit. Kesaj deshmie te trashegimise kulturore fjales dhe gjuhes i sherben edhe botimit i Librit te librave i pari me rendesi historike ne keta 50 vjet per Biblioteken Kombetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›